
Ky punim hap temën dhe jep udhëzimet bazë për mundësinë e aktualizimit të karakteristikave të caktuara të kultit të krishterë të Shën Shirgjit (Sergius) dhe Shën Bakut (Bacchus) në territorin e Malit të Zi, veçanërisht në rajonin e Adriatikut Juglindor. Qëllimi dhe synimi i këtij hulumtimi është që, përmes përzgjedhjes dhe valorizimit turistik të vendeve të shenjta më të rëndësishme të shenjtorëve të përmendur, aplikimet teorike, të cilat përqendrohen në kultin e lartpërmendur në Bregdetin e Malit të Zi, të shndërrohen në kornizën për realizimit e projektit konkret turistik në zonën ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë, e cila në kohën e krishterimit të hershëm kishte karakteristika të veçanta hapësinore dhe historike. Hipoteza metodologjike bazë e punimit është përshkrimi i shumicës së monumenteve sakrale ose të mbetjeve të tyre në bregdetin malazez, e që i kushtohen Shën Shirgjit dhe Shën Bakut, analizës së kuptimeve të tyre kulte dhe lidhjes e tyre me zgjidhjet heuristike nga fusha e turizmit fetar (pelegrinazhit). Nënkuptohet që ekziston një tendencë të provohen mundësitë e reja për zhvillimin dhe përmirësimin e turizmit kulturor. Monumentet sakrale kushtuar Shën Shirgjit dhe Shën Bakut, si dhe afirmimi i kultit të tyre, paraqesin potencial kulturor me rëndësi të veçantë, i cili kërkon mbrojtje, prezantim të përshtatshëm dhe pozicionim të veçantë në ofertën kulturore dhe turistike. Kështu do të piqen kushtet për mundësitë tjera dhe ndryshe për zhvillimin dhe përmirësimin e turizmit fetar, si segment të turizmit kulturor, por edhe të valorizohet dhe afirmohet trashëgimia kulturo-historike.